Aktualitet

12 Mars 2021, 07:26 Nga DOSJA

TIRANË“S’kam konflikte me njeri,”kështu u shpreh prokurori Arjan Muça, të cilit iu vendos tritol poshtë makinës së parkuar në garazhdin e një qendre tregtare tek Komuna e Parisit. Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, sot Policia e Shtetit nuk ka pritur që të kalojë shumë kohë dhe ka marrë me urgjencë në mbrojtje prokurorin dhe familjen e tij. 

Me të gdhirë mëngjesi, hetuesi ka shkuar i pari në ambientet e Policisë së Shtetit duke treguar se makina ishte në pronësi të tij por nuk mund të përmendte me emër asnjë person pasi nuk kishte pasur konflikte me njeri. Edhe pse pa një emër në mendje, për Muçën është e qartë se sulmi është i lidhur me detyrën e tij si prokuror. Ndërkohë, pritet që në pyetje të merrret dhe bashkëshortja e prokurorit, gjyqtarja Gentiana Muça, e cila po ashtu përdorte mjetin. Mirëpo ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e sulmit, pasi mjeti përdorej nga të dy. Lidhur me ngjarjen nuk ka munguar reagimi as nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që e kanë cilësuar sulmin: Akt terrorist ndaj sistemit të drejtësisë!

KLP iu bën thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute për të arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes duke kërkuar lëvizje edhe nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Policia nga ana tjetër është e gjitha e mobilizuar për zbardhjen e ngjarjes. Dje Dosja.al raportoi se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të zonave përreth, për të parë filmimet, që mund të tregojnë detaje apo mund të zbardhin identitetet e personave që mund të kenë vënë tritolin në makinën e prokurorit. 

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin kur autori vendosi lëndën plasëse në makinën e prokurorit Arjan Muca. Bëhet fjalë për një të ri rreth 30 vjeç i maskuar dhe me kapele. Ai është afruar me motor pranë vendit të ngjarjes dhe ka vendosur lëndën plasëse, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit.

Aktualisht Muça është një prej 6 prokurorëve te komanduar pranë KLP në Tiranë dhe merret me hartimin e dosjeve të raporteve për të gjithë magjistratët që do të kalojnë në filtrin e Vettingut. Më herët, Muça ka qenë oficer gjyqësor në ish-Gjykatën e Krimeve të Rëndë në Tiranë, në kohën kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit. Më pas kaloi në prokuror në Lezhë, në Gjirokastër dhe në disa qarqe të tjera. Ndërsa bashkëshortja e tij ka shërbyer si gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Gjirokastrës ndërsa kryen detyrën tek Apeli i Tiranës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan muca shperthim me tritol te komuna e parisit tritol makines se prokurorit arjan muca arjan muca shperthim me tritol te komuna e parisit tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2021, 20:44

Të shtunën nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë 

TIRANË-  Të shtunën e kësaj jave do të nisë  vaksinimi i mësuesve në Tiranë.Nuk dihet se sa mësues do të marrin dozën e vaksinës dhe se cilën vaksinë, por ...