Bota

“Mori autorizim nga EMA “/ J&J: Vitin e ardhshëm do të prodhojmë 3 miliardë vaksina 

11 Mars 2021, 22:00 Nga DOSJA
“Mori autorizim nga EMA “/ J&J: Vitin e ardhshëm do të

SHBA- Shkencëtari kryesor i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson, Paul Stoffels ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të prodhojnë 3 miliardë doza vaksinash. The Guardian shkruan se kompania pritet që të veprojë me tre fabrika në mënyrë që të përmbushë misionin e saj. Stoffels gjithashtu tha se këtë vit J&J do të jetë në gjendje që të prodhojë rreth 1 miliardë vaksina. Ky lajm erdhi pasi Autoriteti Evropian i Barnave (EMA) miratoi ditën e sotme vaksinën për përdorim emergjent në Evropë.

“Të gjitha këto do të funksionojnë së bashku për të dhënë 1 miliard deri në fund të vitit. Vitin e ardhshëm, ne mund të bëjmë më shumë se dy miliardë vaksina, dhe madje deri në 3 nëse maksimizojmë kapacitetin. Me Merck në bord, ne do të jemi në 3 miliardë,”tha ai.

Vaksina e J&J është vaksina e katërt që miratohet nga EMA, pasi më parë janë miratuar vaksinat e Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Asrta Zeneca.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ema johnson & johnson paul stoffels ema johnson & johnson paul stoffels

Sondazh

Poll