Art&Argëtim

Mashtroi duke vjedhur 900 mijë franga, deputeti i del në mbrojtje Loredanës: Prisni se…

10 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
Mashtroi duke vjedhur 900 mijë franga, deputeti i del në mbrojtje

KOSOVË– Deputeti kosovar, Labinot Tahiri është ndër ata që kanë reaguar në mbrojtje të çeshtjes ‘Mashtrimi i Loredanës’, që ka ‘vluar’ në medie gjithë këto ditë. Akuza e fortë për vjedhjen e 900 mijë frangave nëpërmjet kërcënimit dhe mashtrimit e hodhi poshtë adhurimin e ndjekësve për Loredanën dhe Mozzik, që ishin ndër të preferuarit.

Por, mesa duket deputeti, Labinot Tahiri ka vendosur të mbajë anën e çiftit të famshëm duke bërë një status në rrjete sociale ku shfaq mbështetjen për ta.

“Qëndroni të fortë, se drejtësia vonon, dhe prap do bjerë në vend. Ne besojmë në ju. Deri sa dikush gëzohet unë mendoj më larg se deri te hunda. Unë nuk shkruaj për like, shkruaj me zemër…! Prisni se e vërteta do të dalë ndryshe. ZOTI QOFTË ME JU. Labi 05 FERIZAJ, KOSOVË E SHQIPËRISË.”, shkruan Labinot Tahiri në InstaStory.

Risjellim në vëmendje se Loredana dhe Mozzik kanë lajmëruar për një konferencë për shtyp me mediet në Prishtinë, ku do të sqarojnë se si qëndron e vërteta (Lexo këtu).

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz deputeti kosove labinot tahiri loredana zefi mozzik deputeti kosove labinot tahiri loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll