Art&Argëtim

Pas daljes nga burgu, Loredana dhe Mozzik mbërrijnë në Kosovë. Japin lajmërimin: Ju ftojmë të mësoni të vërtetën

10 Maj 2019, 07:11 Nga DOSJA
Pas daljes nga burgu, Loredana dhe Mozzik mbërrijnë në

KOSOVË– Pas daljes nga burgu, ku u arrestua për vjedhjen e një shume të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit, Loredana Zefi ka shkruar për herë të parë në rrjete sociale. Ajo ka dhënë lajmin e rëndësishëm se do të mbajë një konferencë për shtyp bashkë me dy avokatët e saj për të sqaruar nëpërmjet mediave të gjithë opinonin publik, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me çiftin zviceran.

“Ju ftoj sot, me datën 10.05.19 (e premte) në orën 12:00 në hotelin Emerald në Prishtinë, të vini në Konferencë për Media, ku unë do të jem me Avokatët tonë, Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me Publikimet në Media të ditëve të fundit, lidhur me atë që çka ka ndodhur në të vërtetë, me rastin në Zvicërr.”-shkruan Loredana Zefi në profiling e saj në InstaStory.

Bashkëngjitur me lajmërimin ajo ka postuar dhe një foto ku ndodhet përkrah dy avokatëve të saj.

Gjithashtu dhe Mozzik ka reaguar në rrjete sociale, duke theksuar lajmërimin që do të realizohet sot në Prishtinë.

“Sot në konferencë për median, Loredana. Ora 12:00”, shkruan Mozzik, përkrah një fotoje ku janë të dy bashkë me Hanën në krahë. 

(R.L/Dosja.al)       

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz konferencë për shtyp kosove lajmërim loredana zefi mozzik konferencë për shtyp kosove lajmërim loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll