Art&Argëtim

Loredana i ofroi para për ‘t’i mbyllur gojën’, por ja si vepruan çifti zviceran

10 Maj 2019, 07:42 Nga DOSJA
Loredana i ofroi para për ‘t’i mbyllur gojën’, por

ZVICËR– Loredana Zefi, pas akuzave të forta që rëndonin mbi të për vjedhjen e 900 mijë frangave nëpërmjet mashtrimit, me sa duket i paska ofruar para çiftit zviceran për ta mbyllur çeshtjen lehtësisht, por mesa duket pala e dëmtuar nuk binden lehtë.

“Avokati i Loredanës më ofroi 350,000 franga.”-ka thënë zonja Petras, që pretendon të jetë mashtruar nga reperja e njohur dhe vëllai I saj, Berat.

Pas një hetimi mashtrimi që u nis kundër reperes Loredana, të mërkurën në ora 21.53, zonja Petra Z. mori një telefonatë nga avokati Loredanas nga Lucerna. Ai i ofroi asaj 200 mijë franga për të kompensuar dëmet, por Petra refuzoi, kështu që ata e rritën në 350.000 franga.

“Unë refuzova përsëri, sepse i dhashë Loredanës dhe vëllait të saj, Beratit më shumë se dyfishin e parave”.-është shprehu zonja e mashtruar zvicerane.

Avokati i Loredana konfirmoi për 20 minuta se klienti i tij i kishte ofruar familjes së dëmtuar në marrjen në pyetje një kompensim prej 350,000 franga. Kjo në kuptimin e ripagimit të borxhit për vëllanë e saj, i cili fillimisht ishte përfshirë në këtë rast.  Sipas medies zvicerane, negociatat e marrëveshjes janë duke u zhvilluar midis palëve.

Burimi: 20 minuten

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 350 mijë franga çifti zviceran kompensim loredana zefi 350 mijë franga çifti zviceran kompensim loredana zefi

Sondazh

Poll