Art&Argëtim

FOTO/ Një ditë pas arrestimit, fotografohen në aeroport, Loredana dhe Mozzik nisen drejt Kosovës

9 Maj 2019, 17:18 Nga DOSJA
FOTO/ Një ditë pas arrestimit, fotografohen në aeroport, Loredana

Vetëm një ditë pas lirimit nga policia zviceriane, Loredana dhe Mozzik vendosin të dalin në publik. E veshur me nje xhup te zi ‘Gucci’, Loredana u fotografua pak orë më parë në aeroportin e Bazelit, bashkë me partnerin e saj Mozzik.

“Kishte vënë syze të mëdha dhe buzëkuq të kuq. Nuk mund t’ia shikoje fytyrën,”– thotë lexuesi i medias zvicerane “20 Minuten”, që i fotografoi çiftin pasditen e sotme.

Dje, Loredana u la e lirë nga policia zvicerane për t’u hetuar në gjendje të lirë, duke mos u konsideruar një rrezik se do të arratiset. Vetëm njk ditë pas lirimit, Loredana dhe Mozzik nisen drejt Kosovës.

Ndërsa Mozzik tymos një cigare, Loredana dukej në siklet.

Kujtojmë se Loredana Zefi u arrestua orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Zvicër pasi u akuzua se ka vjedhur një shumë të madhe parash. Sipas mediave në Zvicër, Reperja shqiptare është akuzuar nga një çift zvicerian se ajo bashkë me të vëllain iu kanë marrë  shumën e  madhe të parave prej 900 mijë franga zviceriane nëpërmjet mashtrimit.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana zefi mozzik vodhi 900 mije franga loredana zefi mozzik vodhi 900 mije franga

Sondazh

Poll