Politike

“Populli është i zemëruar”/Meta: S’ka zgjidhje pa opozitë, Rama të ik si Ramiz Alia

11 Mars 2021, 20:51 Nga DOSJA
“Populli është i zemëruar”/Meta: S’ka zgjidhje

TIRANË- Presidenti Meta tha se kryeministri Rama duhet të ndjekë shembullin e Ramiz Alisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Meta tha se Rama nuk ka më luksin e hyrjes në zgjedhje pa opozitë dhe nuk i mbetet rrugë tjetër veç largimit.

“Të gjitha pushtetet i ka futur në xhep. Popullin s’e fut dot. Kemi rastin e Kirgistanit, nuk ia vlen të krahasohemi. Por për Kirgistanin tregoi dinjitet dhe populli ynë do ta tregojë gjithashtu. Të jeni të sigurt që beteja nuk është e lehtë. Shkelja e marrëveshjes është një panik i tmerrshëm. Mbajmë mend edhe ‘94 dhe referendumin për Kushtetutën. Edhe doktori i madhërishëm e besoi se do të fitonte, por produkti ishte krejt tjetër. Në demokraci pushteti në pamje të parë duket i fortë. Por ka forcë kur ka moral. Populli është i zemëruar. Kanë ngelur edhe 40 e ca ditë. Nuk ka shans opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje. Të gjitha përpjekjet e tij kanë qenë që opozita të mos hynte prapë në zgjedhje. Opozita e mësoi të bëjë zgjedhje vetëm. Por kësaj radhe është domosdoshmëri historike. Unë i kam sugjeruar të zgjedhë modelin e Ramiz Alisë”– tha Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll