Bota

EMA: AstraZeneca mund të përdoret, rastet fatale janë vetëm 30 midis 5 milion njerëzve 

11 Mars 2021, 18:02 Nga DOSJA
EMA: AstraZeneca mund të përdoret, rastet fatale janë vetëm

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se shtetet mund të vazhdojnë ta përdorin vaksinën e AstraZenecës edhe pas ngjarjeve të ndodhura. The Guardian shkruan se, EMA në një deklaratë për mediat ka thënë se rastet e vdekjeve nga kjo vaksinë janë shumë të vogla në krahasim me personat e vaksinuar. Ky njoftim e EMA-së është bërë pasi shumë shtete kanë ndaluar vaksinimin e popullsisë me vaksinën e AstraZenecës pasi disa persona kanë humbur jetën disa ditë pas vaksinimit. EMA gjithashtu në deklaratën e saj tha se rastet fatale janë 30 ndërkohë që të vasinuar janë rreth 5 milion qytetarë me këtë vaksinë.

“Përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj. Vaksina mund të vazhdojë të administrohet ndërsa hetimi i rasteve të ngjarjeve tromboembolike është duke vazhduar. Aktualisht nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk janë shënuar si efekte anësore me këtë vaksinë,” thuhet në deklaratën e EMA-së.

Ndërkohë që pas këtyre rasteve EMA ka nisur një hetim për vaksinën e AstraZenecës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca ema astrazeneca ema

Sondazh

Poll