Politike

Zbulohet pakti i opozitës për Kukësin! Flamur Hoxha tregon taktikën: LSI ‘djeg’ kandidatët e saj, votat tek PD

11 Mars 2021, 17:14 Nga DOSJA
Zbulohet pakti i opozitës për Kukësin! Flamur Hoxha tregon

KUKËS- Flamur Hoxha, kryeson listën e demokratëve në qarkun e Kukësit, ka treguar taktikën që do të ndjekë PD dhe LSI për të maksimalizuar votat në qarkun e Kukësit.

Në një intervistë që ka dhënë për Report TV, ai ka thënë se PD-ja dhe LSI-ja kanë vendosur që të bëjnë fushatë të përbashkët, pavarësisht se këto subjekte janë regjistruar me lista të ndara në KQZ. Hoxha thotë ndër të tjera se LSI-ja  ka vendosur të sinjalizojë votuesit e saj që të votojnë për kandidatët e PD-së për të fituar.

“Do kemi 3 kandidatë, të tre do të jenë të Aleancës për Ndryshim, në këtë fushatë edhe pjesa tjetër e aleatëve tanë, LSI do të jenë pjesë me të gjithë kontributet e votuesve për të dhënë kontributet maksimal për të bërë ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët në 25 prillit, pra në Kukës sipas asaj që KQZ do miratojë, do kemi tre kandidatë dhe votat e kandidatëve të LSI do të shkojnë për kandidatët tanë. Unë do bëj një fushatë intensive, do takoj të gjithë kuksianët, pa dallim partiak, dua t’i shërbej një modeli evropian për çdo qytetarë. Rezultatet do të jenë, nga fryma që unë shoh, që do kemi si forcë apo si aleancë më të mirin në 15 vite“, tha Hoxha.

Në Kukës kandidatë për deputetë për Partinë Demokratike është Flamur Hoxha  Isuf Celaj, Shyrete Koka. Ndërsa LSI ka shpallur kandidatët: Erblin Bulica, Fiqireta Cela, Arbër Arifaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur hoxha flamur hoxha

Sondazh

Poll