Politike

Montazhe dhe videoja e gruas së sëmurë nga skleroza, KMD thirrje subjekteve politike: Vetëpërmbahuni, mos përdorni gjuhë

11 Mars 2021, 15:38 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve politike që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos përdorin gjuhë urrejtjeje në fushatë.

Referuar videove të publikuara gjatë ditëve të fundit, duke nisur që nga fotot denigruese të kandidatëve për deputetë të Opozitës që publikoi kryeministri Edi Rama dhe spoti i sotëm i Partisë Socialiste me gruan e sëmurë nga skleroza, KMD shkruan se është tejkaluar kufiri i gjuhës së urrejtjes dhe etiketimet denigruese. 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shton më tej se shënon çdo ditë rastet duke mbajtur një raport të detajuar të ngjarjeve dhe personave të përfshirë dhe u kërkon subjekteve politike të respektojnë Rekomandimet publike të ECRI nr.15 mbi gjuhën e urrejtjes, rekomandimin e EQUINET për fushatat zgjedhore dhe rekomandimin e përbashkët KQZ-KMD dërguar partive politike.

Reagimi i plotë:

Të vetëpërmbahen dhe të mos përdorin gjuhë urrejtje në fushatë. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, edhe në kuadër të Aleancës pa Urrejtje, po monitoron çdo ditë fushatën elektorale të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditët e fundit, Institucioni i KMD konstaton me keqardhje një përshkallëzim të retorikës politike, që herë pas herë, kalon kufijtë e gjuhës së urrejtjes dhe etiketimeve denigruese ndaj gruas, minoriteteve. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shënon çdo ditë rastet duke mbajtur një raport të detajuar të ngjarjeve dhe personave të përfshirë. Institucioni i KMD kërkon nga subjektet politike të vetpërmbahen dhe të mos përdorin gjuhë urrejtje në fushatë, si dhe të respektojnë Rekomandimet publike të ECRI nr.15 mbi gjuhën e urrejtjes, rekomandimin e EQUINET për fushatat zgjedhore dhe rekomandimin e përbashkët KQZ-KMD dërguar partive politike.

Sot, Partia Socialiste realizoi një spot ironizues për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në videon e publikuar nga PS, shihej një gjyshe e cila vuan nga sëmundja e sklerozës e që nuk njeh as familjarët e saj. Teksa shikon edicionin e lajmeve, ajo shikon Sali Berishën dhe kujtohet për të. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim me kandidatët e saj dhe të Opozitës, ndërkohë që këtyre të fundit u publikoi fotot më denogruese.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fushata e 25 prillit partia socialiste sali berisha fushata e 25 prillit partia socialiste sali berisha

Sondazh

Poll