Politike

Mesazhi i Bashës nga Kavaja: Të bashkohemi për të bërë të mundur ndryshimin. Do ulim taksat. Do rrisim dhe pensionet

11 Mars 2021, 16:52 Nga DOSJA
Mesazhi i Bashës nga Kavaja: Të bashkohemi për të

KAVAJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një reagim pas takimit që ka pasur në Kavajë ku u mblodh me qindra qytetarë. Basha shkruan se ka gjetur entuziasmin tek ata për të ndryshuar Shqipërinë pas 25 prillit.

Në statusin e tij, kryedemokrati Basha shton se do të ulë taksat do të ulë pengesat për bërë biznes, do të rrisë pensionet si dhe do të japë një shpërblim prej 20 mijë lekësh për të gjithë pensionistët.

Gjithashtu, kreu i selisë blu shkruan se brenda 4 viteve do tu kthehen pronat dhe do të krijohet një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare.

Reagimi i plotë

Sot vizitova qytetin e Kavajës ku në çdo hap dhe çdo përshëndetje, në çdo rrugë dhe çdo derë gjeta entuziazëm, padurim dhe vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes që ka mbjellë Edi Rama prej 8 vitesh. Dëgjova prej sipërmarrësve dhe qytetarëve se qytetin e ka pllakosur mjerimi dhe zymtësia nga babëzia e korrupsionit qeveritar dhe ikja masive e rinisë. Diskutova me qytetarët dhe sipërmarrësit planet tona të punës për të kthyer normalitetin në Shqipëri dhe për të sjellë shpresën dhe ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit.

Do të ulim taksat dhe do të heqim pengesat për të bërë biznes. Do të çlirojmë biznesin nga taksat e rënda dhe oreksi i mijëra inspektorëve. Do të anulojmë fiskalizimin dhe do të dërgojmë për ndjekje penale edhe këtë aferë të hapur korruptive. Do të rrisim pensionet çdo vit 5% dhe do të ulim çmimin e energjisë dhe karburantit. Do t’u kthejmë pronat brenda 4 viteve dhe do të krijojmë një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare. Kemi shumë punë që na presin për të kthyer shpresën e të rinjve tek Shqipëria, prandaj duhet të bashkohemi për të bërë të mundur ndryshimin. Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll