Politike

Mitingu i Bashës në Kavajë, Policia e Shtetit: Respektoni rregullat anti-Covid se nuk duam të hapim shtigje për keqinterpre

11 Mars 2021, 16:11 Nga DOSJA
Mitingu i Bashës në Kavajë, Policia e Shtetit: Respektoni

TIRANË– Policia e Shtetit ka paralajmëruar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që të respektojë rregullat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë. Pak orë pasi Basha mblodhi qytetarët e Kavajës në sheshin e qytetin, Policia e Shtetit shkruan se çdo subjekt politik duhet të respektojë rregullat, në të kundërt gjobat do të jenë të pashmangshme.

Njoftimi i poltë:

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.

Basha mblodhi sot qytetarët në sheshin e Kavajës, shumica e të cilëve ishin pa maska dhe nuk ruanin distancën sociale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne kavaje lulzim basha policia e shtetit basha ne kavaje lulzim basha policia e shtetit

Sondazh

Poll