Politike

Dalin MESAZHET! Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana detyron administratën t’i publikojnë postimet në Fa

11 Mars 2021, 16:23 Nga DOSJA
Dalin MESAZHET! Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit

KUKËS– Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana është treguar i prerë më stafin e administratës, teksa me anë të një mesazhi në Whatsapp, u ka kërkuar që të shpërndajnë çdo link që u çohet në profilet e tyre personale në Facebook. Fotot e bisedave janë shpërndarë nga dega e Partisë Demokratike në Kukës.

Drejtori i Kabinetit ne Bashkine Kukes, i emeruar nga i emeruari i Rames, bashke me vartesit e tij, ne shkelje flagrante te ligjit e shfrytezon postin per te detyruar punonjesit e administrates publike qe te behen pjese e propagandes se rilindjes!”- shkruan PD-ja e Kukësit.

Edhe njëherë çdo gjë që hidhet këtu do ta hidhni tek faqja juaj në Facebook. Asnjë koment tjetër. Hidheni në Facebook-un tuaj,”– shihet që shkruhet në mesazhin e dërguar nga Gjana.

Nuk keni pse shkruani dhe pyesni kush ju ka futur në grup. Ju te gjithë jeni punonjës, dhe numrat tuaj i kemi marrë nga drejtorat tuaj. Gjithsecili drejtor besoj ju ka folur për këtë grup dhe ju kanë vënë në dijeni që nga këtu ju do merrni linqet për të bërë share të kryetarit Gjici dhe të kandidatëve të PS-së. Grupi nuk është krijuar muhabet por vetëm për të marrë informacione,”– shkruan një tjetër person me emrin Ola në të njëjtin grup.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjana detyron administraten ti shperndajne postimet granit gjana kukes gjana detyron administraten ti shperndajne postimet granit gjana kukes

Sondazh

Poll