Art&Argëtim

11 Mars 2021, 07:07 Nga DOSJA

KOSOVË– Real 1 dhe Dj Blunt u kapën ditën e djeshme nga policia me lëndë narkotike.

Dy reperët u kapën me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “Ulpiana” tek rrethi i Fontanës në Prishtinë, njësiti Policore kanë ndaluar veturën e tipit BMË, ku e drejtonte Edon Dedi si dhe me të gjendej pasagjeri Ilir Zhita, gjatë kontrollimit nga ana e Policisë, tek i dyshuari Edon Dedi janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, ndërsa tek i dyshuari Ilir Zhita po ashtu është gjetur sasi prej 3.2 gram si substancë e llojit marihuanë, të cilën e kanë poseduar pa autorizim.

Të dy reperët e pranuan fajësinë e tyre dhe u shprehën të keqardhur për rastin në fjalë, duke premtuar para gjykatës se nuk do përsërisin më veprime të tilla. Ndërkohë ditën e sotme gjykata ka marrë vendimin për Dj Blunt dhe Real 1, duke i dënuar me gjobë.

I akuzuari Edon Dedi, i njohur me emrin artistik Dj Blunt, është dënuar me gjobë prej 350 euro dhe gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari tjetër Ilir Zhita, i njohur me emrin artistik Real 1, është dënuar me gjobë prej 300 euro dhe gjashtë muaj burg. Me pëlqimin e të akuzuarve dënimi me burg është shndërruar në dënim me gjobë prej 600 euro.

Dy reperët janë të detyruar që gjobën e tyre ta paguajnë në një afat kohor prej 30 ditësh.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dj blunt real 1 dj blunt real 1

Sondazh

Poll