Aktualitet

Sherr në terminalin e autobusëve në Tiranë, dy të rinj nga Mati konflikohen, një prej tyre plagoset me thikë (EMRAT)

11 Mars 2021, 08:00 Nga DOSJA
Sherr në terminalin e autobusëve në Tiranë, dy të rinj

TIRANË– Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Terminalin e autobusëve në Tiranë. Dy të rinj nga Mati janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye banale.

Mësohet se sherri mes tyre ka devijuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Autor ka qenë 34-vjeçari Rudolf Nikollaj, teksa të dy janë nga Mati. I plagosuri me thikë është Robert Kurti, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert kurti rudolf nikollaj sherr te terminali robert kurti rudolf nikollaj sherr te terminali

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2021, 07:47

ITALI– Zhvillime të reja lidhur me hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas “La Nazione”, mostrat e eshtrave të gjetura në makinën...