Aktualitet

11 Mars 2021, 07:47 Nga DOSJA

ITALI– Zhvillime të reja lidhur me hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Sipas “La Nazione”, mostrat e eshtrave të gjetura në makinën e djegur në Pukë kanë mbërritur në laboratorët e Policisë Shkencore në Romë, ku edhe do të krahasohen me ato të fëmijëve të tij. 

Kryeprokurori Raffaele Cantone dhe zëvëndësi i tij, Giuseppe Petrazzini, të dy kanë hapur një dosje lidhur me rastin, ku dy pistat kryesore të hetimit janë: vrasje me dashje dhe përfshirje në trafikun e drogës. Sipas mediave italiane, lidhur me këtë të fundit, konfidencialiteti nga ana e hetuesve është maksimal.

“Prokurorët dhe policia nuk duan të lënë asnjë gur pa lëvizur për të hedhur dritë mbi zhdukjen e biznesmenit,”-shkruhet në artikull.

Ndërkohë që hetimet vijojnë paralelisht. Hetuesit e sektorit të krimit të organizuar kanë dëgjuar disa dëshmitarë, duke përfshirë partnerin e sipërmarrësit Pecorelli, me origjinë nga Shqipëria, por banues në Itali.

Gjithashtu po rishikohen edhe të dhënat ekonomike të babait të katër fëmijëve. Sipas detajeve të zbuluara, kohët e fundit Pecorelli nuk po “lundronte në ujëra të qeta” nga pikëpamja financiare, aq sa u përpoq që të zgjeronte biznesin e tij në Vlorë. 

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri, fillimisht në Vlorë, dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net, por nuk u kthyer më kurrë në hotel. Në Pukë iu gjet dhe makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara. Ndërkohë që duket i pabesueshëm fakti që zjarri të ketë shkatërruar skeletin e 45-vjeçarit por jo celularin e tij.

(k.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll