Art&Argëtim

Beckham s’i ‘shpëton’ dot ligjit/ Përdori telefonin në timon, i hiqet patenta për 6 muaj

9 Maj 2019, 17:05 Nga DOSJA
Beckham s’i ‘shpëton’ dot ligjit/ Përdori telefonin

Të jesh David Beckham, ka shumë përfitime por jo kur vjen puna tek ligji. Ish-kapitenit të Anglisë i është marrë patenta për gjashtë muaj pasi u kap duke drejtuar automjetin teksa përdorte celularin.

Për këtë shkelje, Beckhamit iu hoqën 6 pikë në lejen e drejtimit, e po kaq është ndëshkuar edhe më herët për shkak të lëvizjes me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Por telashet nuk kanë të mbaruar për 44-vjeçarin! Ish-futbollisti Beckham është gjobitur edhe me 750 paund për shkeljen dhe u detyrua të paguajë 100 paund shpenzime për hetimet.

Edhe në shtator, Beckham u akuzua se për  tejkalim shpejtësie. Babai i 4 fëmijëve pranoi edhe asokohe se kishte ecur me shpejtësi 95 km/h në një zonë ku nuk lejohej më shumë sesa 64 km/h.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz david beckham denohet beckham david beckham denohet beckham

Sondazh

Poll