Art&Argëtim

‘Në Shkodrën e pushtuar nga pushtuesi i Kostandinopojës’, dokumenti që tregon të vërtetën e rënies së qytetit

9 Maj 2019, 13:01 Nga DOSJA
‘Në Shkodrën e pushtuar nga pushtuesi i

Ky dokument i ardhur nga Stambolli është botuar për herë të parë në gjuhën perse dhe nuk kishte asnjë përkthim të këtij botimi. Një fakt interesant është se ky botim nuk ka tërhequ vëmendjen e asnjë historiani të periudhës së Sulltani Mehmetit të II-të, veçanërisht në lidhje me Venecian dhe territoret shqiptare.

Pas një viti nga kërkesa për botimin dhe përkthimin e këtij dokumenti, përfundoi përkthimi i tij, pas ndihmës së Arkivit të Sarajeve Topkapi në Stamboll.

Në përkthimin e këtij dokumenti janë përfshirë një sërë orientalistësh nga universitetet amerikane, por shumë prej tyre hoqën dorë pasi stili i vështirë i shkrimit të këtij dokumenti ishte i pazakontë.

Agron Tare shpjegon përpjekjet dhe vështirësitë që kaloi për të marrë ndihmën nga Prof. Wheeler Thackston nga Universiteti i Harvardit, për 8 muaj rresht, në përkthimin e dokumentit.

Sipas profesorit amerikan kaligrafia e këtij dokumenti quhet Ta ‘liq, formë e shkrimit persian, e cila nuk lejon deshifrimin e të gjitha fjalëve dhe pikave kyçe në dokument. Sipas tij kjo kaligrafi përdorej kryesisht në korrespodenca zyrtare të Portës së Lartë në fillimet e shtetit Otoman.

Ky dokument përbëhet nga 22 vargje, në krye ka vulën sulltanore (tugren), e cila mungon. Ideja kryesore e shkrimit të këtij dokumenti duhet të jetë mbi pushtimin e një kështjelle të quajtur ‘Akhisar’, kështu quhej fortesa e fuqishme e Krujës ose e njohur ndryshe si Kështjella e Bardhë. Në fund dokumenti përmban edhe firmën ku shkruan: “Në Iskanderie(Shkodër) pushtuar nga pushtuesi i Kostandinopojës.”

Ky dokument mendohet të jetë shkruar më 5 korrik 1478, sipas sistemit arab dhe përmbajtja e tij për rënien e Krujës. Në disa nga përkthimet që janë bërë nga persishtja e vjetër ky dokument dyshohet të jetë një dokument pushtimi, deklarimi zyrtar i një fitorje i cilësuar si betejat historike.

Dokumenti mbështetet në analizën e Barletit për rënien e Krujës në 1478, ndër të tjera thuhet se Shkodra është pushtuar nga Mehmeti i II-të, gjë që bie ndesh me faktet të cilat tregojnë se kur Shkodra ra, Mehmeti i II-të ishte larguar, pra dokumenti zbulon se teorikisht Shkodra ka rënë më herët se sa njihet sot.

Sipas analizës historike, Sulltan Mehmeti përgatitet për pushtimin e Arbërisë, në të njëjtën kohë kur venedikasit tentojnë të bëjnë paqe në kushte të vështira me Sulltanin. Sulltan Mehmeti i II-të mbërrin në Krujë përmes Via Egnatia-s më 15 qershor 1478, në dorëzimin e Kalasë nga venedikasit. Më 5 korrik, sulltani shkruan letrën ku deklaron rënien e Shkodrës, pasi tenton edhe një sulm të përgjithshëm mbi Kështjellën, ai kthehet në Stamboll.

Kronologjia e këtij dokumenti në persisht nuk lë dyshim mbi datën e nënshkrimit të saj nga Mehmeti i II-të nën muret e Shkodrës, por burimet venedikase si të pagabueshme caktojnë datën 4 janar 1479.

Sipas profesorit Thackler ky dokument është shkruar nga vetë Sulltan Mehmeti i II-të, duhet marrë parasysh se sulltanët asnjëherë nuk shkruanin, Mehmeti ishte një person mjaft i edukuar dhe nënshkrimi i dokumentit nga dora e tij mbetet një mundësi.

Shkodra për Otomanët ka qenë një qytet i jashtëzakonshëm për pozicionin gjeografik strategjik që zotronte, ndaj mendohet se Mehmeti i II-të ka pasur edhe arsye personale për marrjen e Shkodrës.

Sipas specialistëve, në periudhën otomane njiheshin vetëm tre qytete të quajtur Iskenderie, Shkodra në Arbëri, Aleksandria në brigjet e sotme turke dhe Aleksandria e famshme e Egjiptit. Deri në periudhën e Mehmet Fatihut asnjë prej këtyre qyteteve nuk është pushtuar, ndaj në këtë dokument Shkodra cilësohet si qyteti i Aleksandrit të pushtuar nga Mehmeti, i cili e njeh veten si pushtues të saj.

*Për marrjen e këtij dokumenti nga Arkivi i Stambollit ndihmoi Konsulli Shqiptar, Agron Tare.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture agron tare pushtimi i shkodres tahsin oz agron tare pushtimi i shkodres tahsin oz

Sondazh

Poll