“Kam një informacion të minutave të fundit…”/ Kikia hap debat për 3-shen e shënjestruar nga Kim, Vasili: Tha që mund
10 Mars 2021, 20:40Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se ka një informacion se tre personat e përmendur në deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, mund të mos jenë të tre kandidatë për deputetë.
I ftuar në “Open”, Kikia tha se mund të jetë veç njëri në lista, ndërsa dy të tjerët jo. Kjo gjë u kundërshtua nga moderatorja Eni Vasili, e cila tha se nëse nuk do të bëhej fjalë për kandidatë, ambasadorja Kim nuk kishte pse të thoshte se ata mund të skualifikohen nga listat.
Pjesë nga biseda:
Mentor Kikia: Kam një informacion të minutave të fundit, në lidhje me deklaratën e ambasadores. Mendoj se jemi keqkuptuar që janë tre kandidatë për deputetë të shpallur non grata. Mund të jenë tre në total, dhe dy të tjerët nuk janë kandidatë për deputetë
Eni Vasili: Po përse duhet ta thoshte këtë gjë në momentin që po fliste për kandidatët
Mentor Kikia: Vazhdoj të mos jem i sigurtë
Eni Vasili: Ajo tha se mund të skualifikohen, nuk mendoj se do e thoshte nëse s’ka lidhje me ta
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur ashpër ndaj qeverisë duke thënë se në peridhë pandemia nuk mund të ketë prioritet ndërtimin e tunelit të Llogarisë....
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka thënë se zgejdhjet që do të zhvillohen më 25 prilli, sipas tij, janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që...
TIRANË– Kandidati për deputet në listën e Partisë Demorkatike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, u shpreh se rrugës kur po shkonte për në Top Chan...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi nga Fieri mbrëmjen e sotme se demokracinë në Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet përmes kapjes...
TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se do ta luftojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ashtu si&...
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka bërë nder, pasi falë tij, ka akoma më shumë ...
TIRANË– Debat i fortë sot në emisionin “Shock” në Euronews Albania mes Andi Bushatit e Baton Haxhiut. Dy analistët ishin duke diskutuar rreth temës “LSI, m...