Aktualitet

Situata e pandemisë së Covid-19/ Ekspertja e ISHP-së: Kjo javë ka qenë e qëndrueshme, shpresojmë të vazhdojë kështu

10 Mars 2021, 21:30 Nga DOSJA
Situata e pandemisë së Covid-19/ Ekspertja e ISHP-së: Kjo

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka kapacitete për të bërë të paktën 3500 testime në ditë për Covid 19.

Gentjana Qirjaku, eksperte e ISHP-së, në një intervistë për Ora News thotë se shifrat që ndryshojnë nga dita në ditë lidhen me nevojën për të bërë testime.

Një vit pas shfaqjes së pandemisë, Qirjaku thotë se ka qenë një periudhë sfiduese porse sistemi është shumë më mirë sa i takon kapaciteteve që ka në dispozicion për përballjen me virusin.

Qirjaku: Ka qenë për të gjithë ne një vit sfidues. Sot krahasuar me një vit më parë jemi shumë më mirë me kapacitete por kemi edhe raste. Vazhdon pandemia të jetë serioze dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme dhe do të donim shumë të vazhdonte kështu. Futja e testeve të shpejta e ka zhbllokuar vështirësinë për të bërë testime.

E ndërsa ndihet një lodhje te qytetarët, ekspertja shprehet se kjo lidhet jo vetëm me pandeminë por edhe informacionin që marrin, herë i tepërt e herë i gabuar.

Sa i takon vaksinës, Qirjako thotë se deri tani janë aplikuar rreth 21 mijë doza nga Pfizer, nga të cilat 16 mijë janë personel shëndetësor. Deri me 15 mars është parashikuar të përfundojë vaksinimi i personelit shëndetësor. Ndërkohë me vaksinat që vijnë pasnesër, 38,400 doza të AstraZenecas, do të fillohet direkt me mësuesit.

Qirjaku: Sigurisht do të vijojë dhe me grupe të tjera siç është kalendari. Gjatë këtij muaji presim edhe 8000 doza të Pfizer dhe gjatë prillit 30 mijë të tjera Pfizer. Ndërkohë me COVAX do të vazhdojë kalendari që lidhet me AstraZeneca. Çdo muaj do të ketë një sasi dozash që vijnë. AstraZeneca është shumë më lehtë e menaxhueshme sepse kërkon kushte normale të ruajtjes.

Marrë nga: Oranews

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentjana qirjaku gentjana qirjaku

Sondazh

Poll