Aktualitet

“Do ta vrisnin kamikazët”/ Mbushur me kukulla për fëmijët, brenda shtëpisë së Enkelejda Hoxhës, habit e ëma e gjyqt

10 Mars 2021, 17:10 Nga DOSJA
“Do ta vrisnin kamikazët”/ Mbushur me kukulla për

TIRANË– Nëna e Enkelejda Hoxhës, gjyqtares së arrestuar për kurrupsion nga operacioni i mirëorganizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzoaur ka falenderuar kryeministrin Edi Rama që ia ka prangosur të bijën. Në një rrëfim për gazetarin Arsen Rusta të Report TV, nëna e Hoxhës tha se nëse vajza e saj nuk do të ishte arrestuar, do ta kishin vrarë kriminelët.

Edi Ramën që ma burgosi vajzën, e falënderoj shumë. Do ma kishin vrarë. Do i bënin ndodnjë puç në Dibër e do ma kishin vrarë. Ata, ata kamikazët, kriminelët,”– dëgjohet të thotë ajo, ndërsa i ati tregon se pak ditë më parë janë sulmuar me një tullë.

Ne skemi dashur që t’i hapim telashe. Për shembull, tek ekspozita në orën 7:30 të mbrëmjes para disa ka vërshëllyer një tullë kaq e madhe përpara tyre dhe vajzës së vogël. Nuk e gjetën dot kush e hodhi dhe ne nuk informuam,”– thotë Belul Hoxha.

Pamjet tregojnë edhe banesën e gjyqtares, një apartament 65 m2 në lagjen Komuna e Parisit në katin e 11, të këtij pallati ndërtuar në vitet 2000. Belul Hoxha, i ati i gjyqtares së arrestuar tregon se është blerë në vitin 2002 dhe se kanë ende këstin e fundit prej 4500 dollarë të papaguar. Brenda kësaj shtëpie ku e gjithë hapësira shfaqet në kaos, është edhe djali i sëmurë i gjyqtares, Redi, vajza e mitur, Antia dhe prindërit e gjyqtares. Kuzhina e kthyer në dhomë fjetjeje me tre krevate dhe ballkoni i përshtatur në kuzhinë janë dhomat ku flinte dhe ushqehej gjyqtarja me 3 fëmijët e saj.

Këtu fle Enkelejda. Prej 17 vitesh ka kërkuar që të lëvizë nga Kruja për djalin që është sëmurë. Asnjë lek nuk ka marrë ajo. Eda ka qenë e detyruar, ajo nuk e bënte atë punë kurrë. Erdhi SPAK këtu dhe u habitën kur panë se ku fle gjyqtarja,”– thotë mamaja e Hoxhës.

Babai Beluli thotë se paratë e gjetura në shtëpi janë për këstin e shtëpisë se ende nuk e kanë me dokumente. Ajo që nuk mungon edhe në banesë janë kukullat e shumta.

I kanë blerë që kur ka lindur Redi, i k shumë qejf këto,”- thotë e ëma e gjyqtares, teksa tregon me dorë edhe një të çarë që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit në apartamentin ku jetojnë.

Aktualisht është inspektori i lartë i drejtësisë që kërkon shkarkimin e gjyqtares për shkeljen ligjore.

Gjyqtarja Hoxha kërkoi një ditë më parë lirimin nga burgu me argumentin se s’ka kush kujdeset për fëmijët e saj të mitur, vajzën dhe djalin me probleme shëndetësore, por kjo kërkesë u rrëzua. Në seancën e 2 marsit, Apeli i GJKKO-së la në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, bashkëpunëtorin e saj avokatin Aldo Tabaku dhe shtatë të arrestuarit e tjerë. I vetmi që u lirua ishte kardio-kirurgu Edvin Prifti.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll