Aktualitet

EMRAT/ Breshëri plumbash drejt ‘Benz’-it në Shijak, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim kushëriri i tij, ende nu

10 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
EMRAT/ Breshëri plumbash drejt ‘Benz’-it në Shijak,

SHIJAK– Një 27-vjeçar i identifikuar si Adrian Domi, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të llojit “Mercedez benz”, brenda të cilit ndodhej një 38-vjeçar i identifikuar si Afrim Dobrushi. Ngjarja ka ndodhur mesditë ne sotme në Shijak, Maminas.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave, nuk ka pasur persona të lënduar, por ende nuk dihet arsyet që e çuan 27-vjeçarin që qëllonte me armë drejt të riut tjetër që ndodhej brenda në makinë. Ai është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes dhe pritet të merret në pyetje, ndërkohë që kushëriri i tij, 28 vjeç, i identifikuar si Besnik Domi, është shpallur në kërkim.

Të dy akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim. Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendin e ngjarjes pasi vijojnë kërkimet për armën me të cilën u qëllua drejt makinës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qellohet me arme drejt makines ne shijak shijak qellohet me arme drejt makines ne shijak shijak

Sondazh

Poll