Aktualitet

Qytetarët “sfidojnë” Covidin, urbanët në Tiranë mbushen plotë, nuk ekziston distanca sociale

10 Mars 2021, 18:55 Nga DOSJA
Qytetarët “sfidojnë” Covidin, urbanët në

TIRANË – Ndonëse grumbullimet më shumë se sa 10 persona janë të ndaluar dhe numrat e infektimeve dhe vdekjeve janë rritur, kjo nuk i pengon qytetarët që të hipën në urbane pas asnjë lloj distance.

Sikurse mund të shihet edhe këto pamjet të siguruara sot nga Ora News,urbanët në tiranë janë më shumë se sa plot.

Shumë qytetarët presin që të hipin në të në stacion, ndërsa të tjerë ngjitur, tentojnë që të dalin jashtë. Madje një zonjë dëgjohet teksa thotë: “U ja dolëm!” teksa arrin të zbresë.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e atyre që kanë hipur në urban kanë vënë maska, por nuk mungojnë edhe “rebelët” të cilët nuk e kanë.

Qytetarët e Tiranës përballen përditë me pamje të tilla, ndërkohë që nuk ka asnjë ndërhyrje nga pushteti lokal apo institucionet e shëndetësisë për ta shmangur këtë situatë e cila mund të kthehet në një burim infeksioni.

I vetmi reagim deri më tani është ai i kreut të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli e cila tha se hipja në urban është një zgjedhje personale dhe se qytetarët mund të zgjoheshin më herët për të shmangur grumbullimet e tilla.

Por Rakacolli nuk tregoi se si duhet vepruar për ata që mbarojnë punën pasdite apo kthehen nga diku dhe janë të detyruar për të marrë urbanin!

Marrë nga: Oranews 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll