Aktualitet

Shisnin drogë me karrocë invalidi, dënohen me burg vëllezërit shqiptarë në Itali

10 Mars 2021, 20:49 Nga DOSJA
Shisnin drogë me karrocë invalidi, dënohen me burg

ITALI- Dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar për shitje të lëndëve narkotike janë dënuar ditën e  sotme në Itali. Ilgiorno shkruan se shqiptari me iniciale O.D 27 vjeç u dënua nga Gjykata e Pavias me 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa vëllai me iniciale F.D 30 vjeç u dënua me 2 vite dhe 6 muaj.

Ata u arrestuan në vitin 2020 në qendrën tregtare Bennet në San Martino Siccomario. Një nga këta vëllezërit është me aftësi të kufijzuara dhe shiste drogën me karrocë ndërsa vëllai i tij shpërndante kokainë me biçikletë, në mënyrë që mos të ngjallnin dyshime.

Nga kërkimet në shtëpitë e tyre u gjetën dy celularë si dhe 3, 990 euro të fituara nga shitja e kokainës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denohen shqiptaret ne itali denohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll