Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 5 vite burg për drogë 

10 Mars 2021, 15:40 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 35-vjeçari

ELBASAN- Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme. 

Policia bën me dije, se në pranga ka rënë T.(I). K., banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll