Politike

10 Mars 2021, 14:30 Nga DOSJA

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Doda, përmes një postimi të bërë në Facebook, shkruan se Rama ka 8 vite që del në fushatë me bilanc. Më tej ajo shkruan se nuk është as përballë Pandeli Majkos, Mimi Kodhelit apo Fatmir Xhafës, por janë përballë tij.

POSTIMI:

Kungull mos te mbifte fara… kudo shkoj me del perpara…
Perroi psiqik rrodhi edhe sot… o kungull, kryeministri qe ka 8 vite ne pushtet del ne fushate me bilanc, jo duke share grate e burrat qe ka perballe.
Gjithsesi ke nje gabim konceptual qe ti as qe arrin ta kuptosh i sakatuar psiqikisht siç je…ne nuk kemi perballe as Pandin, as Mimin, as Fatmir Xhafen… madje madje as Gramozin.
Perballe nesh je ti, me psiqiken tende te semure qe kujton se te sillesh si lac i lagjes mbulon paaftesine tende si kryeminister. Perballe nesh je vetem ti qe shite toke e det e qe arrite te perzesh keto 8 vite gjysem milioni shqiptare. Perballe nesh je vetem ti, qe shperndave si ne mall te babes toke e det, porte dhe aeroporte per 5 oligarke, ti qe buxhetin e shqiptareve e shkerrmoqe me klientet e tu diten me te zeze te shqiptarve e kur kishin nevoje me shume se kurre per ndihme. Perballe nesh je vetem ti, qe shkaterrove çdo shtylle te sistemit demokratik, i le shqiptaret te vdesin mes pandemise pa ndihme. Ti dhe vetem Ti, je pergjegjesi dhe kundershtari yne ndaj deri me fund do na kesh perballe, derisa ndeshkimi i drejtesise se çliruar do te te coje aty ku e meriton.

Çfarë tha sot Rama?

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Për Mesila Dodën tha: Majko dhe Mesila. Me kë fiton Tirana?

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mesila doda edi rama mesila doda

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...