Politike

PD denoncon Ervin Bushatin: Ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS, shqiptarët mblidhen për një trastë me miell, oriz dhe maka

10 Mars 2021, 14:07 Nga DOSJA
PD denoncon Ervin Bushatin: Ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS,

TIRANË– Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj ka denoncuar se deputeti Ervin Bushati ka nisur shpërndarjen e ndihmave ekonomike në zyrat e PS-së dhe jo në njësitë administrative.

Ndër të tjera shkruhet se kjo është fytyra e humbjes, dhe e rilindjes, që shpërndan ushqime që nuk dalin as për një ditë. Në fotot e publikuara nga Rushaj shihen qytetarët të cilën mbajnë në dorë qese dhe pako ushqimore.

DENONCIMI I PD:

Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së. Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?! Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë. Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes. Shqipëria fiton ✌️me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër. #partiademokratike#melulzimbashën#dega8#fitore#ditëmëtëmira

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi i pd ervin bushati denoncimi i pd ervin bushati

Sondazh

Poll

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...