Bota

EMRI+FOTO/ U aksidentua teksa po bënte ski, ndërron jetë biznesmeni shqiptar në Bullgari

10 Mars 2021, 07:45 Nga DOSJA
EMRI+FOTO/ U aksidentua teksa po bënte ski, ndërron jetë

BULLGARI– Një biznesmen shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë teksa ishte duke bërë ski në Bansko të Bullgarisë.

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të biznesmenit Agron Uka është bërë me dije nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre. Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit. Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!”, thuhet në njoftim.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe Komuna e Ferizajt.

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëqytetarit tonë, Agron Uka. Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre”, deklaron Komuna e Ferizajt.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora agron uka nderron jete biznesmeni agron uka nderron jete biznesmeni

Sondazh

Poll