Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ 10 deputet që kanë shënuar rritje dhe rënie të votave krahasuar me vitin 2019

10 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ 10 deputet që kanë shënuar rritje

KOSOVË-Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një grafik me 10 deputetët, që kanë shënuar rritje dhe rënie të numrit të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit krahasuar me një vitin 2019.

Sipas Gazeta Express, deputetë që kanë shënuar rritje të numrit të votave janë: Glauk Konjufca, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Arben Vitia, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci dhe Eman Rrahmani.

Vjosa Osmani që është shpallur dhe më e votuara ka marrë rreth 125 mijë vota më shumë, krahasuar me vitin 2019. Ndërsa, Konjuca ka marrë rreth 128 mijë vota më shumë.
Ndërsa, deputetë që kanë shënuar rënie janë: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Daut Haradinaj, Besian Mustafa, Haki Abazi, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Jasmina Destic dhe Abelard Tahiri.

Haradinaj ka marrë rreth 35 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, derisa Quni rreth 17 mijë më pak.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve,  LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll