‘Ishte gjallë por nuk fliste dot’/ Zbulohen dokumentet e prokurorisë, çfarë u gjet pranë trupit të Kosta Trebickës
10 Mars 2021, 08:46Nga DOSJA
Ende pa mbërritur në vendngjarje, përmes targës policia kuptoi se kush ishte viktima. Denoncuesi i aferës së municioneve, njeriu që kishte ekspozuar emrin e Shkëlzen Berishës, papritur ishte gjetur i vdekur në një aksident të çuditshëm rreth 3 kilometër larg Voskopojës.
Presioni publik ndaj autoriteteve ligjzbatuse ishte tepër i madh për zbardhjen e kësaj çështjeje. Për ti dhënë rëndësinë e duhur hetimit, nga Tirana mbërritën me helikopter prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, krerët e policisë Agron Kuliçi dhe Tonin Vocaj. Në krye të hetimit u vunë prokurorët e Korçës Përparim Vukaj dhe Hysen Kulla.
Ky është procesverbali i kqyrjes së vendngjarjes. Në faqen e 10-të të aktit, sqarohet se kqyrja ka përfunduar në orën 20:30. Aty mungon ora e fillimit të procesit. Kjo hedh hije të forta dyshimi mbi orën se kur shërbimet kanë mbërritur në vendngjarje.
Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se koha e vdekjes së Trebickës është jo më pak se 7 orë, dhe jo më shumë se 12 orë nga koha e kryerjes së autopsisë. Autopsia ka nisur në orën 22:30 minuta. Pra, koha e vdekjes mendohet mes fashës orare 10:30 deri në 15:30 të asaj dite. Dëshmitarët e parë, e kanë gjetur rreth orës 13:30, por nuk u arrit të zbulohej kurrë ora e saktë e ngjarjes, çka hodhi aso kohe dyshime të forta që nuk u shuan kurrë.
“Më dëshmuan që e kemi gjetur gjalë, ai ishte gjallë, pra, në një hipotezë dikush që do të të vrasë nuk të lë asnjëherë gjallë, sta jep këtë mundësi, dhe një dëhsmitar më thotë tentoi të fliste por nuk fliste dot” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi. Viktima u gjet i shtrirë pingul në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, paralelisht me aksin Lekas-Voskopojë. Ai ishte i pozicionuar me shpinë nga toka, me kokën në pozicion 30 gradë. Në pjesën e poshtme të kokës u konstatua një gjurmë e madhe gjaku me rrjedhje deri në 1.4 metër. Në fytyrën e viktimës konstatohet sasi e madhe gjaku që dilte nga goja. Po ashtu, në hundë, te veshët dhe te parakrahët. Në afërsi të kokës u gjet një kapelë ushtarake. Ne xhepin e pantallonave u gjet një shpend thëllëzë.
Rreth 1.25 metër larg trupit gjendej një bidon metalik, natriban dhe një çelës me plastikë me numrin 107, pra, çelësi i hotelit. Rreth 2.5 metër nga kufoma ndodhej një aparat celular i fikur dhe disa sende personale të tij. Rreth 3 metër larg nga kufoma, me drejtim lindjen gjenden dy çanta me fishekë arme gjahu. Në krahun lindor të trupit gjendet armë gjahu teke e markës Rafaello Beneli me numër serie F165060, e njëjtë me armën e regjistruar në emër të Kosta Trebickës. Në vendngjarje u gjetën xhama të thyer dhe copëza stukoje të ngjashme nga ato që lëshohen nga përplasjet e automjeteve.
42 metër nga trupi i pajetë u konstatua i ndezur mjeti tip Nisan kabriole, me ngjyrë të kuqe në pronësi të Kosta Trebickës. Makina kishte dëmtime të ndryshme të ngjashme me ato që krijohen nga rrokullisja. Bazuar vetëm në kqyrjet paraprake, kryeministri i kohës Sali Berisha, nxitoi ta klasifikonte ngjarjen aksidentale. Kishte humbur jetën njeriu që zbuloi implikimin e djalit të tij ne aferën e Gërdecit.
Marrë nga Top Channel
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ky është procesverbali i regjistrimit të procedimit penal i referuar që në veprimet e para “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. Klasifikimi juridik nge...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Orges Bilbilin, i cili u shpall fajtor ndaj akuzave për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të det...
LIBRAZHD– Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd.Një kamion është aksidentuar me një tjetër makinë të vogël.Siç shihet ...
Arben Arkaxhiu prej 2016-s ka hapur dyqanin për import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial kryesisht për sektorin fason në Tiranë. Në fillim të janarit ...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar Lad Nikolla, 49-vjeç pasi në bodrumin e banesës së tij në Lezhë, kishte kultivuar lëndë narkotike dhe mbante ar...
TIRANË– Moti i keq është rikthyer në vend dhe pritet që të na shoqërojë deri në fundjavë! Gjatë natës shira të dendur kanë pushtuar vendin, ndërsa nuk kanë...
KUKËS– Ulja e temperaturave ka sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike. Në disa zona, reshjet e dëborës kanë mbuluar vendin, duke sjellë dhe probleme me ...
TIRANË– Operacioni ndërkombëtar antidrogë ‘Tibus’ ka vënë në pranga personin e gjashtë i cili ishte i shpallur në kërkim. Si pasojë, është arrestuar 30-vje...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë video mesazhin e publikuar nga kryeministri Edi...