Aktualitet

Kanosi me armë policin e “Shqiponjave”! Merret vendimi, Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Orges Bilbilin

10 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Kanosi me armë policin e “Shqiponjave”! Merret vendimi, Gjykata

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Orges Bilbilin, i cili u shpall fajtor ndaj akuzave për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë që prangosi më 10 prill 2020. (SHIKO KËTU)

Ky është vendimi i parë që Gjykata ka marrë ndaj Bilbilit, i cili akuzohet si një nga autorët e masakrës së Lushnjes. Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bilbili; Anterio Kaloshi dhe Laert Haxhiu që ende është në kërkim po gjykohen për disa vrasje të ndodhura në qytetin e Lushnjës. 

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bare. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Ai ishte shpallur në kërkim prej kohësh, por u arrestua rastësisht vjet në prill teksa kishte dalë nga shtëpia ndërsa vendi ishte në karantinë prej pandemisë së koronavirusit. 

(km./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denohet orges bilbili orges bilbili denohet orges bilbili orges bilbili

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2021, 08:07

Pasojat e pandemisë dhe qytetet më të goditura

Arben Arkaxhiu prej 2016-s ka hapur dyqanin për import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial kryesisht për sektorin fason në Tiranë. Në fillim të janarit ...