Aktualitet

HARTA LIVE: Shi dhe dëborë! Përmbyten tre lagje në Durrës. Zbardhet Kukësi, ARRSH: Asnjë problem me qarkullimin (SITUATA)

10 Mars 2021, 07:47 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Shi dhe dëborë! Përmbyten tre lagje në

TIRANË– Moti i keq është rikthyer në vend dhe pritet që të na shoqërojë deri në fundjavë! Gjatë natës shira të dendur kanë pushtuar vendin, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut në zonat malore. 

Problematike është situata në qytetin bregdetar të Durrësit, ku tre lagje janë “pushtuar” nga uji dhe qarkullimi është bërë i pamundur për banorët e zonës dhe automjetet. Bëhet fjalë për lagjet 16; 17 dhe 18, pranë zonës së njohur si Kryqi i Kuq. 

Ndërkohë që në qytetin e Kukësit janë rikthyer reshjet e borës, e cila ka arritur deri në 8 cm, ndërkohë që në zona të larta malore mbi 10 cm. Bora ka ‘shtruar’ edhe në rrugën e Kombit, por qarkullimi deri më tani raportohet se është normal.

Në terren janë nxjerrë mjetet për të punuar lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se bora që ka rënë në qytetin e Kukësit dhe Tropojës, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

Rrethi i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, por për momentin nuk ka problematika në qarkullimin rrugor. Në zonat e thella dëbora arrin në 25 cm. Aktualisht rruga nacionale Peshkopi-Tiranë po monitorohet nga firma kontraktore, e cila ka në dispozicion 6 mjete borëpastruese dhe 3 fadroma në gatishmëri.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll