Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

10 Mars 2021, 07:29 Nga DOSJA
Operacioni ndërkombëtar antidrogë, arrestohet shqiptari i

TIRANË– Operacioni ndërkombëtar antidrogë ‘Tibus’ ka vënë në pranga personin e gjashtë i cili ishte i shpallur në kërkim. Si pasojë, është arrestuar 30-vjeçari, Andi Veshaj i cili pritet që të, ekstradohet drejt Italisë.

Veshaj, së bashku me pesë persona të tjerë,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”.Shkon në 6 numri i personave të arrestuar.Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:A.V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri. Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi veshaj operacioni tibus andi veshaj operacioni tibus

Sondazh

Poll