Aktualitet

Kultivonte drogë në bodrumin e banesës, arrestohet 49-vjeçari në Shënkoll të Lezhës (EMRI)

10 Mars 2021, 08:00 Nga DOSJA
Kultivonte drogë në bodrumin e banesës, arrestohet

LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar Lad Nikolla, 49-vjeç pasi në bodrumin e banesës së tij në Lezhë, kishte kultivuar lëndë narkotike dhe mbante armë gjahu pa leje.

Ai kishte përshtatur një ambient pranë banesës për kultivimin e bimëve narkotike dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë. Policia i sekuestroi disa fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë dhe vazo, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe një armë gjahu çifte.


Gjithashtu u konstatua se ai kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkolli’, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Kishte përshtatur një ambient pranë banesës për kultivimin e bimëve narkotike dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohen disa fidanë narkotikë të kultivuar në kubikë dhe vazo, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe një armë gjahu çifte.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: L. N., 49 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë. Ky shtetas kishte kultivuar disa fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa në kubikë dhe vazo, në bodrumin e një ambienti të mbyllur që e kishte përshtatur me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte që e mbante pa leje dhe pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike “.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 49 vjecari ne lezhe lad nikolla arrestohet 49 vjecari ne lezhe lad nikolla

Sondazh

Poll