Politike

E para në listën e Shkodrës, Edona Bilali: Rama ma bëri ftesën në zyrën e tij, jam takuar personalisht me të

9 Mars 2021, 22:12 Nga DOSJA
E para në listën e Shkodrës, Edona Bilali: Rama ma bëri

TIRANË– Edona Bilali, e diplomuar për administrim biznesi në Universitetin e Tiranës kryeson listën e socialistëve në Shkodër.

Në një lidhje në “Opinion” ajo tha se ftesa për të qenë pjesë e listës i ka ardhur drejtpërdrejt nga Kryeministri Rama.

Pjesë nga biseda në studio

Bilali: Propozimi ka qenë një surprizë. Kryeministri më thirri në takim. Ishte e takimi i parë, nuk jemi takuar më përpara. Bëmë një takim, ndamë vizionin për Shkodrën kryesisht.

Fevziu: Si ju thirri? Alo jam Edi Rama! Nuk kishte struktura partie?

Bilali: Nuk më mori dikush nga PS , më mori dikush në emrin e Kryeministrit për të patur një takim me zotin Rama, jam takuar personalisht në zyrën e tij.

Fevziu: Personalisht ua bëri ftesën?

Bilali: Ka qenë në zyrën e Kryeministrit, mes meje dhe zotit Rama. Ndamë vizionin dhe me sa kuptova me atë çfarë foli që për këtë 4 vjeçar ai e kishte seriozisht. Dhe nëse ai e ka seriozisht unë e kam akoma më seriozisht, sepse kam motiv personal për të bërë ndryshim në Shkodër.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edona bilali edona bilali

Sondazh

Poll