Politike

E 26-ta në listën e PD-së/ Lediana Fratari: I kërkova Bashës të garoj në këto zgjedhje, e falenderoj për oportunitetin.

9 Mars 2021, 21:44 Nga DOSJA
E 26-ta në listën e PD-së/ Lediana Fratari: I kërkova

TIRANË- Lediana Fratari, ka reaguar për herë të parë, pasi Partia Demokratike e pozicionoi në vendin e 26-të në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Fratari edhe pse thuajse është në pozicionin, që konsiderohet thuajse në pjesën humbëse, thotë se i ka kërkuar Bashës që të kandidojë në këto zgjedhje dhe ky i fundit nuk e ka anashkaluar kërkesën e saj.

Ndër të tjera ajo thotë se si kandidate në listën e Tiranës do të vijë si përfaqësuese e shtresës së të: Përndjekurve plitikë dhe pronarëve, sipërmarrjes dhe rinisë.

POSTIMI I PLOTË

“Të dashur miq!
Është nder dhe krenari për mua të jem candidate për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës. I kërkova Kryetarit Basha mundësinë të garoj në këto zgjedhje dhe e falenderoj për oportunitetin. Unë si kandidate në listën e Tiranës vij si përfaqësuese e shtresës së të: Përndjekurve plitikë dhe pronarëve Sipërmarrjes Rinisë.
Kam besimin e plotë se me mbështetjen tuaj dhe punë të palodhur ne kemi mundësinë të thyejmë listën në qarkun e Tiranës dhe të sjellim ndryshimin. Ky është premtimi im për ju, Partinë Demorkatike dhe Kryetarin Basha. Ju faleminderit të gjithëve për mbështjen dhe besimin që më keni dhënë menjëherë sapo emri im u publikua në media. Mesazhet tuaja dhe urimet tuaja I vlerësoj pafund dhe ju them se: Bahskë do të fitojmë! Shqipëria fiton. “-shkruan ajo.

Lediana Fratari, vajza biznesmenit Hajredin Fratari dikur ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ajo u shkëput për disa kohë nga politika, por që tashmë do të jetë sërish pjesë e saj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lediana fratari lediana fratari

Sondazh

Poll