Politike

Listat e PS-së, Kryemadhi: Lexoj frikë, do t’i shërbejë si alibi Ramës për të kërkuar një liri me kusht

9 Mars 2021, 20:47 Nga DOSJA
Listat e PS-së, Kryemadhi: Lexoj frikë, do t’i

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka cilësuar një listë frike dhe humbëse atë të Partisë Socialiste. Në një lidhje me Skype në “A shoë”, Kryemadhi tha se Rama duke sikur po përgatit kontrollin dhe mbajtjen peng të PS-së.

Sipas Kryemadhit, Rama ka frikën për krijimin një grupi parlamentar në parlamentin e ardhshëm opozitar, të cilin sipas Kryemadhit, kërkon ta ketë si një grup që do ti shërbejë si një lloj alibie për të kërkuar një liri me kusht për veten e tij.

“Unë e lexoj frikë të Edi Ramës dhe një listë humbëse për të përgatitur kontrollin dhe mbajtjen peng të PS. Largimi i figurave si Musa Ulqini, Besnik Bare, Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, apo i shumë e shumë grave e burrave të tjerë që janë të PS, të cilët nuk janë pjesë përbërëse e listave, përkundrazi janë larguar, sekterisur larg territorit socialist, për mua tregon se Rama ka frikën për krijimin një grupi parlamentar në parlamentin e ardhshëm opozitar, të cilin kërkon ta ketë si një grup që do ti shërbejë si një lloj negociatori për veten e tij, alibi për veten e tij, apo për të kërkuar një liri me kusht për veten e tij politike,”– tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll