Art&Argëtim

Kate Midleton bën daljen e parë publike pas intervistës së Megan Markle në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

9 Mars 2021, 17:59 Nga DOSJA
Kate Midleton bën daljen e parë publike pas intervistës së

BRITANI- Kate Midleton më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një ditë pas intervistës së Megan Markle dhe Princi Harry me Oprah Winfrey, foli me 21-vjeçaren Jasmine Harrison, e cila së fundmi fitoi titullin e gruas më të re e cila përfundoi e vetme xhiron nëpër oqeanin Atlantik.

Sipas ET, Middleton duartrokiti Harrison, e cila përfundoi xhiron rekord me 3,000 milje në 20 shkurt, duke thënë- “Epo Jasmine, kjo është pikërisht arsyeja pse doja të flisja me ju sepse ju jeni një frymëzim i tillë për shumë gra të reja atje”. 

Megjithëse biseda ishte motivuese, shumë njerëz po presin reagimin e Middleton ose një deklaratë të përgjithshme për intervistën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Konkretisht, pjesa e bisedës ku Markle kujtoi kur Midleton e bëri atë të qante pak para martesës me Harry-n.

Meghan kujtoi, “Disa ditë para dasmës, ajo ishte mërzitur për diçka që kishte të bënte me veshjet e vajzave me lule, dhe kjo më bëri të qaj, dhe kjo më lëndoi vërtet ndjenjat”.

Më vonë gjatë bisedës, ajo vuri në dukje se Middleton nuk u lejua që të sqaronte publikisht situatën kur shtypi ndryshoi faktet dhe e bëri të dukej sikur ishte Markle ajo që e bëri Middleton të qante.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi atë çka u tha në intervistën e Markle dhe Princ Harry-t me Oprah Winfrey.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kate middleton megan markle kate middleton megan markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Mars 2021, 07:07

Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) i cili i përket vitit 1957, ku ndodhet fjala ...