Bota

9 Mars 2021, 16:01 Nga DOSJA

KOSOVË– Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve të caktuar pas vendimit të PZAP-së, pas ankesave të parashtruara nga kandidatët e subjekteve të ndryshme politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim para mediave, tha se ka përfunduar rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e AAK-së.

“Dje kemi filluar me numërimin e votave me kusht dhe sot në mesditë kemi përfunduar edhe numërimin e votave që kanë ardhur nga jashtë vendit. Kështu ka qenë vendimi i PZAP për të rinumëruar vetëm votat e kandidatëve të subjektit politik AAK”,- tha Elezi.

Ai shtoi se KQZ-ja është duke numëruar vendvotime të tjera sipas vendimeve të PZAP-së. Elezi tha se janë 134 vendvotime që kanë shkuar në rinumërim me vendim të PZAP-së, dhe 7 të tjera janë me vendim të KQZ-së, që në total janë 141 vendvotime.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aak nis numerimi i votave ne kosove valmir elezi aak nis numerimi i votave ne kosove valmir elezi

Sondazh

Poll