Bota

Rusia hedh poshtë akuzat mbi dezinformimin kundër vaksinave të prodhuara në SHBA, Peskov: Janë akuza absurde dhe të pabazu

9 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
Rusia hedh poshtë akuzat mbi dezinformimin kundër vaksinave të

RUSI– Rusia ka mohuar pretendimet e Uashingtonit se po drejtonte një fushatë dezinformimi kundër vaksinave të koronavirusit të bëra nga SHBA-ja për të rritur shpërndarjen e vaksinës së saj, duke i konsideruar ato si “absurde dhe të pabazuara”.

Komentet vijnë një ditë pasi Uashingtoni pretendoi se inteligjenca ruse ishte pas katër faqeve të internetit të përfshira në një fushatë për të minuar vaksinat e bëra nga SHBA-ja, duke akuzuar Rusinë për vënien e jetës në rrezik.

Sipas Guardian, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov i quajti akuzat absurde dhe të pabazuara.  Përkundrazi, tha ai, Rusia po bashkëpunonte me prodhuesit e huaj të vaksinave për të bërë një produkt më efektiv.

“Rusia kurrë nuk ka marrë pjesë dhe nuk do të marrë pjesë në fushata të tilla informacioni kundër vaksinave të tjera,”- u tha ai gazetarëve.

Putini është mburrur se Rusia ka zhvilluar vaksinat më të mira në botë kundër koronavirusit, duke këmbëngulur javën e kaluar se ato ishin më të mira se vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dmitry peskov vaksina astrazeneca vaksina sputnik v vladimir putin dmitry peskov vaksina astrazeneca vaksina sputnik v vladimir putin

Sondazh

Poll