Bota

Meksikë/ Protestat kundër sulmeve ndaj grave bëhen të dhunshme, ndërsa përshkallëzohet tensioni me presidentin Obrador

9 Mars 2021, 14:53 Nga DOSJA
Meksikë/ Protestat kundër sulmeve ndaj grave bëhen të

MEKSIKË– Gratë që marshuan në Ditën Ndërkombëtare të Grave janë përplasur me policinë në barrikadat përreth Pallatit Kombëtar në kryeqytetin e Meksikës, ku oficerët përdorën gaz lotsjellës pasi protestuesit u përpoqën të shembnin një mur metalik.

Gjashtëdhjetë e dy oficerë dhe 19 civilë u plagosën, tha Marcela Figueroa, një zyrtare e agjencisë policore e qytetit. Qeveria e Meksikës mohoi kategorikisht përdorimin e çdo lloj gazi kundër protestuesve.

Sipas Guardian, presidenti Andrés Manuel López Obrador instaloi barrikadën metalike e përshkruar si një “mur paqeje” nga zëdhënësi i tij, përpara protestave, duke thënë se ai donte të mbronte pronën e qeverisë nga vandalizmi.

Por muri u pa si një provokim për gratë, të cilat akuzuan presidentin, për frikë nga lëvizja feministe dhe shqetësimeve të tilla si dhuna e shfrenuar seksuale. Të paktën 939 gra ishin viktima të përdhunimit vitin e kaluar në Meksikë, tregojnë të dhënat zyrtare.

“Ku ishe kur po më përdhunonin”,- u dëgjua një grua që i bërtiste policisë mes sakatimit.

López Obrador ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me lëvizjen feministe, të cilën ai e ka akuzuar të manipuluar nga kundërshtarët konservatorë dhe të ndikuar nga idetë e huaja. Të hënën, ai pretendoi se protestat e grave nuk ndodhën derisa ai mori detyrën.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andres manuel lopez obrador protesta ne mekisie andres manuel lopez obrador protesta ne mekisie

Sondazh

Poll