Bota

Pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla, Besnik Tahiri emërohet ministër i MPJD-së

9 Mars 2021, 15:10 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla, Besnik Tahiri

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendës kryeministrin,  Besnik Tahiri.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Sipas Telegrafit, Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Sot në orët e paradites, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia. Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti besnik tahiri meliza haradinaj jep doreheqjen skandali me votat ne kosove avdullah hoti besnik tahiri meliza haradinaj jep doreheqjen skandali me votat ne kosove

Sondazh

Poll