Bota

Dy dobermanët e presidentit Biden largohen nga Shtëpia e Bardhë, njëri prej tyre sulmoi një anëtar të stafit

9 Mars 2021, 14:43 Nga DOSJA
Dy dobermanët e presidentit Biden largohen nga Shtëpia e Bardhë,

SHBA– Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi dy qentë e tij gjermanë përsëri në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware  pas një incidenti të ndodhur ku një nga anëtarët e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë u kafshua prej tyre.

Majori, 3 vjeç, më i riu nga dy dobermanët e çiftit presidencial, tregoi sjellje agresive mbi anëtarët e stafit dhe rojes së Shtëpisë së Bardhë.

Burimet për CNN, folën për një “incident kafshimi”, pa specifikuar nëse kishte ndonjë lëndim të rëndë. Incidenti u konsiderua mjaft serioz dhe dy qentë, Majori dhe Chap, 13 vjeç, u vendosën të dërgohen në shtëpinë e Biden në Wilmington javën e kaluar.

Majori, i cili u adoptua nga Joe Biden dhe gruaja e tij Jill në nëntor të 2018 ndërsa ishte në një strehë kashësh, u bë banori i parë dikur i pastrehë i Shtëpisë së Bardhë, ku u vendos disa ditë pas inaugurimit të presidentit demokrat në janar.

Donald Trump nuk kishte kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një interviste muajin e kaluar, Zonja e Parë Jill Biden pranoi se ishte mjaft e shqetësuar për qëndrimin dhe përshtatjen e të dy qenve në shtëpinë e tyre të re.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll