Bota

Rritja e rasteve me COVID-19, Pallati i Kulturës ‘Adem Jashari’ në Kosovë pritet të kthehet në spital

9 Mars 2021, 12:21 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me COVID-19, Pallati i Kulturës ‘Adem Jashari’

KOSOVË– Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi është shprehur se komuna është e gatshme që të kthejë Pallatin e Kulturës “Adem Jashari”, në një qendër për trajtimin e pacientëve me Covid-19 me afër 400 shtretër në dispozicion.

Ai ka deklaruar për mediat vendase se edhe 13 shtëpi në parkun e Gërmisë janë ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë, duke theksuar se komuna e Prishtinës është përgatitur në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës COVID në vend.

Komuna e Prishtinës është e përgatitur edhe për eskalim të situatës në kuptimin që i kemi 13 shtëpiza në parkun e Gërmisë dhe të cilat i kemi ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë, por e kemi të përgatitur edhe Pallatin e Kulturës “Adem Jashari”, i cili mund të rregullohet brenda kohës shumë të shkurtër për afër 400 shtretër”, u shpreh ai.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron mbi 73 mijë raste të infektimit me COVID-19 dhe 1.655 viktima.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove pallati i kultures 'adem jashari' koronavirusi ne kosove pallati i kultures 'adem jashari'

Sondazh

Poll