Politike

Kryeson emigranti, Muhamed Veliu zbardh emrat që ndjekin Krashin në listën e PS-së në Dibër, e dyta shkon Mara e LSI-së,

8 Mars 2021, 20:23 Nga DOSJA
Kryeson emigranti, Muhamed Veliu zbardh emrat që ndjekin Krashin në

DIBËR– Lista e Partisë Socialiste në Dibër kryesohet nga Lavdrim Krashi siç edhe u deklarua nga vetë kryeministri Edi Rama. Gazetari Muhamed Veliu në një lidhje LIVE në “Open”, tha se pas Krashit, e dyta në listë do të jetë Aurora Mara që doli nga listat e LSI-së, ndërsa e treta, ministrja Olta Xhaçka.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike muhamed veliu muhamed veliu

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 19:50

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur të kandidojë në 3 zona zgjedhore Tiranë,...

Politike 8 Mars 2021, 19:23

TIRANË– Sherif Ramabaja, personzhi që zhvilloi “intervistën” me kryeministrin Edi Rama ka treguar versionin e tij të ngjarjes pas artikullit që ‘trazoi qet...