Bota

Kurti tregon se sa gra ministre do të ketë në qeveri: Nuk do të jenë më pak se 5

8 Mars 2021, 14:30 Nga DOSJA
Kurti tregon se sa gra ministre do të ketë në qeveri: Nuk do

KOSOVË-Qeveria e ardhshme e Albin Kurtit, nuk do të ketë më pak se pesë gra ministre. Sipas Insajder, lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një marshimi të organizuar ditën e sotme, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Kurti ka thënë se nga ka thënë se nga 58 deputetë sa ka LVV-ja, nuk do të ketë më pak se 5 ministre.

“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë. Ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës së 2021-tës, më pak se pesë nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë,”-ka thënë ai. 

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve, LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2021, 11:34

KINË- Kina pritet të nisë një program për të ndihmuar njerëzit jashtë territorit të saj me vaksina. SCMP shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Ja...