Bota

Merret vendim, sot nis rinumërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporë nga QNR-ja

8 Mars 2021, 14:21 Nga DOSJA
Merret vendim, sot nis rinumërimi i votave me kusht dhe atyre të

KOSOVË-Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në Kosovë, ditën e sotme do nis procesin e rinumërimit të votave, pas vendimit të marrë nga PZAP-ja. Lajmi është konfirmuar nga koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve, Burim Ahmetaj, ku ndër të tjera ka thënë se procesi i rinumërim do të nis sot në në orën 16:00.

Po ashtu, sipas tij prezent në Qendrat e numrit të votave do të jetë Prokuroria dhe hetuesit nga Policia e Kosovës.

“Sot në orën 16:00 fillon procesi i të gjitha këtyre rinumërimeve të votave me postë dhe kusht. Do të jenë prezent gjatë gjithë kohës Prokuroria dhe hetuesit nga Policia, sidomos tek rinumërimi i votave me postë dhe me kusht”, tha Ahmetaj.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të fillojë rinumërim e votave nga diaspora për kandidatët e AKK-së, të cilët janë ankuar që iu janë vjedhur votat.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove rinumeri i votave ne kosove kosove rinumeri i votave ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2021, 11:34

KINË- Kina pritet të nisë një program për të ndihmuar njerëzit jashtë territorit të saj me vaksina. SCMP shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Ja...