Bota

Skandali me vjedhjen e votave/ Reagon ministrja Stublla: Mbështes vendimin e PZAP-së për rinumërimin e fletëvotimeve, famil

8 Mars 2021, 13:38 Nga DOSJA
Skandali me vjedhjen e votave/ Reagon ministrja Stublla: Mbështes vendimin

KOSOVË-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërimin e fletëve të votimit, atyre me kusht dhe të diasporës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë që ky është një vendim i drejt, deri në zbardhjen e plotë të çështjes, ku burri i saj është akuzuar për vjedhje votash. Ajo po ashtu ka ritheksuar se as ajo as familja e saj nuk janë përfshirë në vjedhjen e votave.

“Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar. Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime,”-ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme në media është publikuar një video në të cilën tregohej se bashkëshorti i kryediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla, Dardan Stublla ka paguar me 6 mijë euro katër komisionerë në mënyrë që të plotësonin votat për të nxjerrë ministren në detyrë për Punët e Jashtme, si deputete. Duke marrë paratë dhe porosi nga Dardan Stublla, komisionerët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla, në mënyrë që kjo e fundit të dalë deputete. Sipas medias, videoja është filmuar nga një person i infiltruar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora skandali me vjedhjen e votave ne kosove skandali me vjedhjen e votave ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Mars 2021, 11:34

KINË- Kina pritet të nisë një program për të ndihmuar njerëzit jashtë territorit të saj me vaksina. SCMP shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Ja...