Bota

Meghan Markle dhe Princ Harry zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre të dytë

8 Mars 2021, 11:07 Nga DOSJA
Meghan Markle dhe Princ Harry zbulojnë gjininë e fëmijës

SHBA– Meghan Markle dhe Princ Harry janë në pritje të një vajze. Këtë lajm të bukur ata e deklaruan gjatë intervistës së dhënë për Oprah.

Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”,- u shpreh Harry.

Ndër të tjera, ata zbuluan se janë celebruar në martesë, tre ditë para se të organizonin dasmën e tyre.

“Tri ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Por ne e thirrëm kryepeshkopin [e Canterbury] dhe ne vetëm thamë, “Shikoni, kjo gjë, ky spektakël, është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh”,- tha Markle.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meghan markle princ harry meghan markle princ harry

Sondazh

Poll