Bota

“Po bëj terapinë e dytë”/ Bashkëshortja e Nesim Haradinaj diagnostifikohet me kancer: Kam qenë rëndë

8 Mars 2021, 11:08 Nga DOSJA
“Po bëj terapinë e dytë”/ Bashkëshortja e Nesim

KOSOVË- Bashkëshortja e Nesim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj është diagnostifikuar me kancer në gji. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjejlon-ja në një intervistë për ‘T7’, ku tha se fillimisht e ka zbuluar në shtator të vitit të kaluar. Ajo ka thënë se fillimisht u vizitua te një mjeke në Kosovë, e cila i tha se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.

“Në shtator të vitit të kaluar e kam vërejt se e kam një gjëndër në gjirin e djathtë, shkruam në Onkologji për të bërë mamografi dhe ultrazë, te (Dr.A). Ajo më tha se është cistë, ma mori një lëng nga gjiri gjëja për analizë. E dërguam në laborator, ajo ma dha një numër të telefonit, unë nga stresi mendojsha se është numri i saj. Të nesërmen mora pergjigjjen nga laboratori se nuk kam asgjë. Rezultatet i dergova në atë numër të telefonit që ma dha doktoresha. Kur me thirrën nga ai laboratori një njeri i nervozuar pse se kam dergu analizën te ai. S’la gjë pa folë keq për shqiptarët…. U shkova s’dita çka t’i them , unë isha në stres, ai mendonte që i ka humbur 35 euro,” tha ajo.

Gjeljone tha se u gëzua shumë kur mori vesh se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar dhe se shkoi për të vizituar fëmijët e sja në Suedi.

“Pastaj ma dha numrin e (Dr.A), ja dërgova anlizën dhe mu përgjigj që çdo gjë është mirë. Vetëm se duhet të shkojë në kontrollë pas tre muajsh. Unë u qetësova, u gëzova, planifikova t’i vizotojë fëmijët në dhjetor dhe të bëjë kontrollë në Suedi“, tha ajo.

Pas një kontrolli që bëri në Suedi, Gjeljone tha se mori vesh që vuante nga një kancer shumë i avancuar. Ajo gjithashtu zbuloi se po mjekohej në Suedi ku ishte në fazën e dytë të mjekimit.

“Në janar të këtij viti, pas të gjitha kontrollave, me shumë kujdes së mjekëve suedezë më del se kam pasur kancer shumë agresiv, 5 centimetra që përhapet shumë shpejtë…Për hirë të mosdijes dhe kujdesit të mjekes A, më kanë kaluar metastazat e kancerit në gjëndrat e nënsqetullave. Tre muaj për një sëmundje sikur kjo janë shumë, i kam takuar edhe dy gra që ju ka thënë të njëjtën gjë. Si nuk e di mjekja sesa me rëndësi është zbulimi sa më i hershëm i kancerit, si nuk bashkëndjen me pacientin? Sa të pakujdesshëm dhe panjerëzorë janë shumica e mjekëve në Kosovë,” u shpreh Gjeljone.

Në lidhje me Nasimin, Gjeljone tha se është shumë i shqeësuar, që nuk po i qendron dot pranë, por lehtësohet me mjekimin që po ajo po merrë.

“Nasimi është mirë, është i zhgënjyer për mosdijen e mjekes në Kosovë. Është i shqetësuar që nuk është pranë meje, por po i lehtësohet dhimbja se jam në mjekim të mirë. Tani jam në terapinë e dytë, e para ka qenë më e rëndë, e dyta po shkon më mirë”, përfundoi ajo.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjejlone haradinaj nesim haradinajt gjejlone haradinaj nesim haradinajt

Sondazh

Poll